Mjedisi Sot

“Njeriu jeton nga natyra. Prandaj natyra është trupi i tij dhe duhet të mbajë një bashkëbisedim të vazhdueshëm me të nëse nuk do të vdesë"
Karl Marks


Kriza ekonomike globale duket se ka pushtuar vëmendjen e gjithsecilit. Jemi të shqetësuar për të ardhmen, kursimet, shtëpinë, makinën tonë. Të gjitha zhvillimet tragjike në tregjet botërore i kemi ndjekur në kohë reale nëpër media. Ky vërshim i mbulimit mediatik i asaj që ka shkaktuar kolaps në tregjet globale, na ka bërë të harrojmë të tjera çështje të cilat duket se kanë kaluar në plan të dytë apo edhe janë harruar. Është koha që të zgjedhim midis Mjedisit apo Ekonomisë… 

Kujtojmë se rreth 1 vit më parë ngrohja globale ishte në rend të ditës teksa Al Gore dhe Al Pachaëi sëbashku brohorisnin të kënaqur nobelin për paqe. Me aq sa është thënë në të kaluarën mbi ngrohjen globale, në kohën kur ekonomia botërore ende nuk kishte njohur krizën aktuale, mund të themi të sigurt se efekti serrë ka një rrezik katastrofik për njerëzimin. Por sot, alarmi dhe thirrja për masa të menjëhershme janë të pakonsiderueshme përballë faktit që ekonomia po bie. Dukemi të frikësuar. Dikush mund të priste që të njëjtin reaksion të ketë edhe fakti se sistemi tokësor po degjeneron ashtu si ekonomia: shpyllëzime të shpejta, peshkimi pa kriter, mungesa e ujit të pijshëm, arktiku në zhdukje etj. Por nuk është kështu. Raporte të këtyre fakteve mjedisore gjenden me shumicë por shqetësimi është çuditërisht në nivlet më të ulta. Për pjesën dërrmuese të njerëzve nuk bën asnjë  ndryshim fakti se në 50 vitet e ardhëshme temperaturat do të shtohen me 2 grade celcius. Fatkeqësisht në këtë grup njerëzish bëjnë pjesë edhe liderët e politikës dhe biznesit botëror.

 Me cfarëdo lloj kostoje, e vendos ekonominë botërore në konflikt të drejtëpërdrejtë me qëndrueshmërinë mjedisore. Pavarësisht kundërshtimeve dhe debateve, koglomeratet e ekonomistëve në një zë, argumentojnë me fanatizëm kundër përpjekjeve madhore në luftën ndaj ndryshimeve klimaterike. Por në të njëjtën kohë ata nuk hezitojnë aspak që të kërkojnë biliona dollarë për të financuar bankat e falimentuara. Nuk mund të mohohet se kriza aktuale në ekonominë kapitaliste globale mund të ketë përkohësisht një lehtësim në efektin e madh negativ në biosferë, pasi falimentimi i shumë bizneseve, ka reduktuar ndjeshëm konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe materialeve natyrore. Por sidoqoftë masat e para të zakonshme për të luftuar krizën ekonomike janë zgjerimi i tolerancës në trajtimin e punëtorëve ose mjedisit. Si rrjedhojë rënia ekonomike ka rrezik të shoqërohet me forma më intensive të shfytëzimit dhe dëmtimit të mjedisit në të ardhmen e afërt.

Si për ironi valën e parë më të madhe të krizës financiare po e ndjejnë ekonomitë dhe industritë më të zhvilluara botërore, që janë njëkohësisht edhe përgjegjësit kryesor të ngrohjes globale. Shenja e parë më domethënëse e minimit të përpjekjeve për të luftuar së bashku ngrohjen globale në nivel ndërkombëtar ishte shmangia deri në braktisje e Protokollit të Kyotos. Tentativa e dështuar për zëvendësimin e këtij të fundit me Partneritetin Azi-Pacifik për Zhvillimin e Pastër dhe Klimën rezultoi një gënjeshtër e madhe.Një aleancë pa detyrime ekonomike, pa qëllime të përbashkëta, pa përgjegjësi ndërkombëtare dhe pa ndonjë nevojë për negociata të hapura dhe realiste. Ky Partneritet, krijim i liderëve të shteteve rebele ndaj “Kyotos”, duket si një varkë e carë nën drejtimin e ish-presidentit amerikan Bush dhe kryeministrit Kanadez Hoëard. E si për ta konfirmuar këtë kryeministri Italian Silvio Berluskoni, disi i turbulluar nga kriza financiare që po thellohet paralajmëroi kohët e fundit se edhe 10 vende të tjera të BE-së kanë mbështetur iniciativën e tij për të bllokuar një plan kimaterik të BE-së. Kjo ka shkaktuar dyshime të forta mbi politikat e përbashkëta të Bashkimit Europian për ngrohjen globale teksa kriza financiare ka coroditur të gjithë. “Partneriteti” i cili mbron idenë e zhvillimit të teknologjisë me qëllim uljen e kostove mjedisore në prodhimin e energjisë, duket se nuk mund të sjellë asnjë të mirë për ambjentaliste në këto kohë të vështira. Kjo pasi kriza globale financiare ka ulur ndjeshëm investimet e kushtueshme në përmirësimin e teknologjisë e cila edhe sikur të arrijë zhvillimin e kërkuar nuk mund të sjellë reduktim të madh të emetimit të gazrave të dëmshëm. Premtimet e gjigandëve të energjisë dhe korporatave ndërkombëtare për të investuar në uljen e ndikimit të tyre në mjedis nuk patën jetë të gjatë. Si mundet që kjo të ndodhë në një kohë që kriza globale ka pushtuar ekonominë botërore. Investimet mjedisore kanë ndalur, cmimet e naftës po bien përsëri, qeveritë janë zbrasur nga planet e optimiste për energji alternative, teksa shpenzojnë miliarda dollarë për të injektuar sistemin financiar në krizë.

Është për tu theksuar fakti se rritja e shpejtë emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serrë, nuk po vjen më nga vendet e zhvilluara të cilat kanë gjetur një balancë, por nga vendet e pazhvilluara kryesisht superfuqitë aziatike: Kinë, Indi, Tailand, Indonezi. Këto vende tashmë kanë aspiratat për një mirëqënie si ajo në vendet perëndimore. Shembulli më i mirë është Kina e cila në mënyrë të shpejtë në një kohë shumë të shkurtër ka arritur SHBA-në në nivelet e emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë. Kjo si pasojë e rritjes marramëndëse në ekonomi në vitet e fundit.  Kështu, sipas Yvo de Boer, Sekretari Ekzekutiv i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike,  në një kohë që vendet e pasura po i kërkojnë botës në zhvillim të luajë një rol më aktiv në ngrohjen globale, kjo mund të shoqërohet edhe me një humbje të interesit të vendeve të pasura në angazhimet e tyre klimaterike .             

Tomas Friedman, një ekspert në ekonominë mjedisore, paralajmëron se në parim në të dyja krizat, si në atë ekonomike edhe në atë mjedisore , po bëhen të njëjtat gabime. Teksa në tregjet financiare ku produktet u vlerësuan keq duke mos reflektuar koston reale duke shkaktuar crregullime të tregut. Ashtu po ndodh edhe në tregun energjitik  e mjedisor. Për më tepër që këto janë ngushtësisht të lidhura duke patur parasysh se kompanitë energjitike më të mëdha, shërbimet dhe kompanitë e makinave janë të varura nga hidrokarburet e lira që nxisin ndryshimet klimaterike.

Ndoshta strategjia për të marrë borxh nga e ardhmja për të shëruar plagët e së tashmes mund të funksionojë në planin afatshkurtër, por a është e përgjegjëshme për të mbështetur financiarisht industritë që bazohen në teknologjitë e prapambetura të gazit natyror. Do të ishte më mirë që veprimet për të luftuar ndryshimet klimaterike, të formonin një element kryesor në paketat financiare stimuluese për ekonomitë e vendeve të ndryshme

            Teksa flasim për zgjidhjet e kushtueshme të krizës financiare që ka pushtuar globin, në strategji duhet të rikujtohen sfidat e kaluarës së afërt të lidhura ngushtë me ngrohjen globale, të cilat ndonëse me efekt më të ngadaltë dhe jo kaq të prekshme nga njerëzit, kanë pasoja të pariparueshme dhe pa vlere monetare.

 
Gazeta Koha Jone - 1 Prill 2009
Pas luftes se pergjakshme ne ish-Jugosllavi, dhe kapercimit te krizave qe sollen konfliktet etnike gjate viteve 90, vendet e Ballkanit Perendimor1, duket se sot jane ne nje gare te vazhdueshme me synimin per t'iu bashkuar te paret ne nje te ardhme sa me te afert BE-se. Ky synim themelor duket se ka zbehur rendesine ne vetvete te koperimit ne nivel rajonal. E megjithate zanafillat e bashkepunimi rajonal kane si nxites kryesor BE-ne ku dallohet "Pakti i Stabilitetit per Evropen Juglindore" qe u themelua me synim kryesor ndalimin e konflikteve etnike dhe rritjen e bashkepunimit nder-shteteror pas lufterave qe perfshine Ballkanit gjate viteve 90. Ky element eshte theksuar edhe ne Marreveshjen e Stabilizim-Asosiimit ne te cilen shprehimisht thuhet: "...bashkepunimi rajonal konstruktiv, njihet si nje indikator kualifikues per vendet qe aspirojne te integrohen ne BE". Sipas BE-se ky bashkepunim ne nivel rajonal vlen si nje prove per t'u kaluar, perpara hyrjes ne Union cka do te deshmonte kapercimin e konflikteve dhe perplasjeve ne nivel shteteror qe e kane karakterizuar per vite me radhe rajonin. Duke folur per zhvillimet rajonale ne 10 viteve te fundit, bashkepunimi ballkanik veshtire se mund te mohohet. Kjo per vete faktin se vendet ballkanike kane kuptuar rendesine e bashkepunimit rajonal si nje kusht i domosdoshem per integrimin ne BE duke mos patur alternative tjeter pervecse ta mbeshtesin ose ne rastin me te keq te hiqen publikisht se po e mbeshtesin. Ne kete kontekst Znj.Mimika Loshnja perfaqesuese e "Keshillit per Bashkepunim Rajonal" me qender ne Sarajeve, gjate konferences rajonale qe Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim zhvilloi ne Tirane ne kuader te kooperimit rajonal ne Ballkan, shfaqi shqetesimin se iniciativat e bashkepunimit rajonal nuk duhet te vijne nga institucionet e BE-se por vet vendet ballkanike duhet te marrin mbi vete pergjegjesine per bashkepunimin ballkanik. Por atmosfera dhe kushtet ne te cilat ndodhen vendet respektive te Ballkanit ende nuk e favorizojne kooperimin nder-shteteror ne fusha te ndryshme.

Nacionalizmi ne bashkepunimin ballkanik

Mosmarreveshjet politike, e kaluara konfliktuale, historia armiqesore dhe problemet aktuale diplomatike ku mund te permendet ceshtja e Kosoves, emri kushtetues i Republikes se Maqedonise apo ceshtja e ndarjes se kufirit Slloveni-Kroaci, vazhdojne te mbajne peng bashkepunimin rajonal ne sektore te ndryshem. Ne perpjekje per te ngritur boshtin e nje kooperimi rajonal te qendrueshem dhe funksionimin e Ballkanit si nje bllok shtetesh qe bashkepunojne ne dobi te interesave te perbashketa, kuptojme se rruga e integrimit ne BE kalon ne integrimin rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor.

Qe te realizohet bashkepunim rajonal nevojitet qe te gjenden te perbashketat e secilit vend. Por ndryshe nga vendet Baltike, Nordike apo te Vishegradit, te cilat kane eksperienca te pasura ne bashkepunimin dhe aleancat rajonale, realiteti ballkanik eshte larg formimit te bazes se nje identiteti te perbashket. Kultivimi i nje koncepti qe shtetet e Ballkanit te shihen jo vetem si nje nocion gjeografik por edhe politik ekonomik e kulturor gati mungon ne teresi. Ndonese me nje mungese te theksuar identiteti te perbashket, i cili mohohet rishtazi pas armiqesive qe sollen konfliktet e armatosura etnike gjate viteve 90', vendet e Ballkanit perendimor ndajne jo vetem pozicionin gjeografik por edhe problemet, derivate te tranzicionit nga komunizmi drejt demokracise, kjo e perkeqesuar nga mungesa e zhvillimit, sigurise dhe funksionimit te shtetit ligjor qe e ben edhe me te domosdoshem bashkepunimin rajonal. Por megjithate nacionalizmi nga studiues te ndryshem cilesohet ende si pengesa kryesore per sa i perket marredhenieve rajonale, duke marre parasysh se kufijte e shteteve te Ballkanit qe linden pas renies se komunizmit u percaktuan kryesisht ne kornizat e perkatesise etnike. Per me teper Ballkani i koheve moderne ne teresi nuk ka qene asnjehere entitet homogjen ne kontekstin ekonomik e politik. Si rrjedhoje integrimi real mund te ndodhe vetem nese ekziston nje ndryshim i rendesishem ne perceptimin e identitetit kombetar, sepse pikerisht identiteti kombetar drejton strukturen e marredhenieve ne rajon. Por problemi qendron se ne kete perspektive bashkepunimi, ekziston nje konsensus i dyfishte shpeshhere konfliktual ku njeri eshte i drejtuar nga nacionalizmi e krenaria per kombin nderkohe tjetri rrjedh nga deshira per nje jetese me te mire ne Evropen e bashkuar. Identiteti i perbashket mund te formohet duke u bazuar ne disa supozime dhe perceptime te perbashketa te realiteteve rajonale, e me gjere. Prandaj eshte e rendesishme per te diskutuar fillimisht si Ballkani, perceptohet nga elitat lokale dhe ne cfare mase ata ndjejne se vendi i tyre eshte pjese e ketij rajoni. Kjo percakton edhe kornizen ne te cilen zhvillohet dialogu ne nivel rajonal duke i dhene rendesi te vecante aftesise dhe vullnetit te elites politike ne Ballkan, per te identifikuar dhe realizuar iniciativa ne interes te perbashket, jo domosdoshmerisht te diktuara nga perfaqesuesit e BE-se te cilet ndonese me vullnet te mire e njohin me pak kontekstin e Ballkanit. Vitet e fundit elita politike po kupton se bashkepunimi rajonal nuk eshte me nje alternative, por nje domosdoshmeri qe kushtezohet nga ceshtje serioze me shtrirje te gjere ne rajon te cilat nuk mund te mbulohen individualisht nga shtete specifike. Si rrjedhoje nuk eshte e rastesishme qe bashkepunimi rajonal ne luften kunder krimit te organizuar, terrorizmit, kontrollit te kufijve kane qene mjaft te fokusuara ne zhvillimet e 10 viteve te fundit. Ne te njejten linje ne konferencen rajonale qe Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim zhvilloi ne Tirane me teme "Drejt nje Lobimi Rajonal per Bashkepunim ne Ballkan", u vleresua edhe roli i shoqerise civile ne pararoje te forcimit lidhjeve duke prishur barrierat historike, politike, dhe etnike dhe ne te njejten kohe per te ndihmuar ne kalimin e hendekut te thelle qe ekziston ne nivel shteteror e institucional. Por keto nisma duket se nuk kane ndikimin e duhur ne kontekstin afatgjate. Dusan Janjic, koordinator i "Forumit per Marredheniet Etnike" ne Beograd shprehet se vertet nga shoqeria civile vijne eksperte te fushave te ndryshme me rekomandime te vlefshme per te reflektuar ne keshillat e evropianeve, por autoriteti qe ato kane eshte i pamjaftueshem per te ndryshuar strategjite politike ne nivel rajonal. Kjo edhe sepse ka tregues se aktoret rajonal ne Paktin e Stabilitetit po kerkojne te perfitojne nga i ashtuquajturi "integrim rajonal" pa bere perpjekje te sinqerta per te pervetesuar norma dhe vlera te reja. Ne nje plan te gjere shtetet anetare te Ballkanit perendimor tregojne shenja hezitimi ne iniciativat e kooperimit. Kjo ndodh sepse ata nuk i besojne njeri-tjetrit dhe jane dyshues pasi shumica e vendeve ne rajon kane nje perqasje negative karshi vendeve te tjera te Ballkanit, dhe ndjejne se kane shume pak per te perfituar ne bashkepunimet me fqinjet. Prandaj vlen te permendet ndryshimi i thelle midis anetaresise ne nje organizem rajonal dhe integrimit ne komunitetin e vlerave qe ajo perfaqeson. Sipas Arian Staroves, Presidenti i Keshillit Atlantik te Shqiperise, nisma te shoqerise civile per te promovuar bashkepunimin rajonal jane shume te nevojshme, por ne nivelin parlamentar duhet te shikohet mundesia e organizimit te nje Asambleje Parlamentare Rajonale ne diskutim te ceshtjeve me esenciale qe shqetesojne te gjitha shtetet e Ballkanit. Kjo do te forconte lidhjet institucionale dhe do te formonte nje baze kooperimi te qendrueshme ne plan afatgjate.

Integrimi evropian, faktor nxites apo pengues ne bashkepunimin Ballkanik

Krahas disa iniciativave pozitive ne kooperimin rajonal ne nivel shteteror por edhe joqeveritar, me kalimin e kohes kuptojme se Ballkani ne kontekstin politik, po shtrydhet e zvogelohet gjithmone e me shume, si pasoje e pranimit ne BE te disa vendeve te rajonit. Si rezultat fillimisht Sllovenia (2003) dhe me pas Rumania e Bullgaria (2007) por se shpejti edhe Kroacia ndonese gjeografikisht shtete te Ballkanit, kane perjashtuar veten nga ky rajon duke u bere pjese integrale e BE-se dhe duke aplikuar te tjera kritere me shtetet fqinje. Nderkohe pjesa e mbetur e Ballkanit jane ndare ne dy kategori kryesore: vende kandidate (Kroaci e Maqedoni), dhe kandidate potenciale (pjesa tjeter). Si pasoje vlen te theksohet se institucionet e BE-se kane perdorur por edhe vazhdojne te perdorin kritere dhe perqasje te ndryshme me vendet e Ballkanit duke bere diferencimin e rajonit ne baze te standardeve te kerkuara ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me secilin vend. Ndonese qellimi i perqasjes evropiane per Ballkanin eshte nxitja e bashkepunimit, kushtezimi i ndryshem ne permbushje te kritereve drejt integrimit evropian qe i eshte aplikuar shteteve specifike ka tendence per te rezultuar ne fragmentim duke e komplikuar se tepermi kete proces. Kjo si rrjedhoje e aplikimit te standardeve te dyfishta ndaj vendeve fqinje, dhe individualitet e konkurrence ne grup ne perpjekjet per t'u bere pjese e familjes evropiane. Ne kete menyre eshte krijuar nje hendek gjithmone e ne rritje dhe nje divorc gradual i vendeve te Ballkanit Perendimor qe perpjekjet e suksesshme u shperblehen ne mbeshtetje ekonomike-financiare e strategjike duke bere qe shtetet e tjera te rajonit te mbeten relativisht mbrapa ne kete drejtim. Ky hendek ka tendence te rritet pasi vendet e mbetura mbrapa ne arritjen e standardeve dhe kritereve te Kopenhagenit, jane lene pa suport deri ne permbushjen e ketyre kritereve.

Ky fenomen perforcohet duke marre parasysh se vendet e Ballkanit perendimor ndonese me lidhje te forta gjeografike, karakterizohen nga ritme e nivele te ndryshme zhvillimi ne fushen ekonomike, funksionim te demokracise dhe shtetit ligjor duke bere qe kooperimi rajonal ne interes te perbashket te pengohet nga deshira e shteteve te ndryshme relativisht me te zhvilluara per te perjashtuar veten nga e njejta kategori me vende e tjera fqinje. "Per te nxitur kooperimin ballkanik nevojitet qe BE te nderroje strategji", u shpreh Sanja Mihajlovic nga Qendra per Studime mbi Sigurine ne Bosnje Hercegovine gjate konferences 2 ditore qe u zhvillua ne Tirane. Pikerisht kjo strategji e konsoliduar i ka munguar Komisionit Evropian ne zhvillimet e 10 viteve te fundit ne kuader te zgjerimit te BE-se dhe politikave ndaj shteteve te Ballkanit Perendimor qe aspirojne te anetaresohen ne BE. Ne konkluzion mund te thuhet se nje nga dilemat me te medha qe politika e Bashkimit Evropian ndaj rajonit te Ballkanit perballet sot, lidhet me nevojen e koordinimit te marredhenieve multilaterale me ato bilaterale, ose kombetare me ato rajonale.

Teksa politikat diferencuese te institucioneve evropiane mund te jene nje minus i madh per bashkepunimin rajonal, ky koperim varet ne nje mase te madhe nga performanca personale dhe mundesite reale te cdo shteti, duke ju referuar kapaciteteve per te qene pjese e marreveshjeve dhe bashkepunimit rajonal. Kjo provohet edhe me faktin se firmosja e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit u nenshkrua ne kohe te ndryshme nga vendet e Ballkanit ku Shqiperia u be pjese e saj ne qershor te 2006, disa vite pas Maqedonise dhe Kroacise nderkohe duke lene pas Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen. Si rrjedhoje edhe implementimi i marreveshjes se Stabilizim Asocimit po ecen me ritme te ndryshme, disa vende po perparojne e disa te tjera kane mbetur pas. Keshtu mund te krahasojme progresin e Shqiperise me Maqedonine ose te Kroacise qe eshte lider ne rajon per sa i perket integrimit evropian.

Nderkohe duke ju referuar ambasadorit kroat ne vendin tone Darko Javorski, te tjera pengesa me aspekt teknik nuk duhet te anashkalohen. Probleme te theksuara ne komunikim, infrastrukture, transport, levizjen e lire te njerezve jane vendimtare per bashkepunimin dhe afrimin e vendeve jo vetem ne nivel diplomatik por edhe ne ate human. Vlen per t'u theksuar mungesa e liberalizimit te vizave per vendet ballkanike, mungesa e fluturimeve midis kryeqyteteve ballkanike si dhe shkembimet e eksperiencave ne fushen kulturore, sociale etj.

Ne perfundim mund te vecojme se procesi i integrimit te vendeve te Ballkanit ne bashkepunimet rajonale paraqitet i ngadalte dhe i komplikuar duke iu referuar arsyeve te lartpermendura. Obsesioni i vendeve te Ballkanit Perendimor per t'u anetaresuar ne BE, si dhe e kaluara konfliktuale kane ulur ne menyre te ndjeshme interesin per te konsoliduar nje bllok rajonal ne perballjen e perbashket te sfidave Ballkanike.
 
Koha Jone

p { margin-bottom: 0.08in; } Pas luftes se pergjakshme ne ish-Jugosllavi, dhe kapercimit te krizave qe sollen konfliktet etnike gjate viteve 90, vendet e Ballkanit Perendimor1, duket se sot jane ne nje gare te vazhdueshme me synimin per t'iu bashkuar te paret ne nje te ardhme sa me te afert BE-se. Ky synim themelor duket se ka zbehur rendesine ne vetvete te koperimit ne nivel rajonal. E megjithate zanafillat e bashkepunimi rajonal kane si nxites kryesor BE-ne ku dallohet "Pakti i Stabilitetit per Evropen Juglindore" qe u themelua me synim kryesor ndalimin e konflikteve etnike dhe rritjen e bashkepunimit nder-shteteror pas lufterave qe perfshine Ballkanit gjate viteve 90. Ky element eshte theksuar edhe ne Marreveshjen e Stabilizim-Asosiimit ne te cilen shprehimisht thuhet: "...bashkepunimi rajonal konstruktiv, njihet si nje indikator kualifikues per vendet qe aspirojne te integrohen ne BE". Sipas BE-se ky bashkepunim ne nivel rajonal vlen si nje prove per t'u kaluar, perpara hyrjes ne Union cka do te deshmonte kapercimin e konflikteve dhe perplasjeve ne nivel shteteror qe e kane karakterizuar per vite me radhe rajonin. Duke folur per zhvillimet rajonale ne 10 viteve te fundit, bashkepunimi ballkanik veshtire se mund te mohohet. Kjo per vete faktin se vendet ballkanike kane kuptuar rendesine e bashkepunimit rajonal si nje kusht i domosdoshem per integrimin ne BE duke mos patur alternative tjeter pervecse ta mbeshtesin ose ne rastin me te keq te hiqen publikisht se po e mbeshtesin. Ne kete kontekst Znj.Mimika Loshnja perfaqesuese e "Keshillit per Bashkepunim Rajonal" me qender ne Sarajeve, gjate konferences rajonale qe Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim zhvilloi ne Tirane ne kuader te kooperimit rajonal ne Ballkan, shfaqi shqetesimin se iniciativat e bashkepunimit rajonal nuk duhet te vijne nga institucionet e BE-se por vet vendet ballkanike duhet te marrin mbi vete pergjegjesine per bashkepunimin ballkanik. Por atmosfera dhe kushtet ne te cilat ndodhen vendet respektive te Ballkanit ende nuk e favorizojne kooperimin nder-shteteror ne fusha te ndryshme.

Nacionalizmi ne kooperimin ballkanik

Mosmarreveshjet politike, e kaluara konfliktuale, historia armiqesore dhe problemet aktuale diplomatike ku mund te permendet ceshtja e Kosoves, emri kushtetues i Republikes se Maqedonise apo ceshtja e ndarjes se kufirit Slloveni-Kroaci, vazhdojne te mbajne peng bashkepunimin rajonal ne sektore te ndryshem. Ne perpjekje per te ngritur boshtin e nje kooperimi rajonal te qendrueshem dhe funksionimin e Ballkanit si nje bllok shtetesh qe bashkepunojne ne dobi te interesave te perbashketa, kuptojme se rruga e integrimit ne BE kalon ne integrimin rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor.

Qe te realizohet bashkepunim rajonal nevojitet qe te gjenden te perbashketat e secilit vend. Por ndryshe nga vendet Baltike, Nordike apo te Vishegradit, te cilat kane eksperienca te pasura ne bashkepunimin dhe aleancat rajonale, realiteti ballkanik eshte larg formimit te bazes se nje identiteti te perbashket. Kultivimi i nje koncepti qe shtetet e Ballkanit te shihen jo vetem si nje nocion gjeografik por edhe politik ekonomik e kulturor gati mungon ne teresi. Ndonese me nje mungese te theksuar identiteti te perbashket, i cili mohohet rishtazi pas armiqesive qe sollen konfliktet e armatosura etnike gjate viteve 90', vendet e Ballkanit perendimor ndajne jo vetem pozicionin gjeografik por edhe problemet, derivate te tranzicionit nga komunizmi drejt demokracise, kjo e perkeqesuar nga mungesa e zhvillimit, sigurise dhe funksionimit te shtetit ligjor qe e ben edhe me te domosdoshem bashkepunimin rajonal. Por megjithate nacionalizmi nga studiues te ndryshem cilesohet ende si pengesa kryesore per sa i perket marredhenieve rajonale, duke marre parasysh se kufijte e shteteve te Ballkanit qe linden pas renies se komunizmit u percaktuan kryesisht ne kornizat e perkatesise etnike. Per me teper Ballkani i koheve moderne ne teresi nuk ka qene asnjehere entitet homogjen ne kontekstin ekonomik e politik. Si rrjedhoje integrimi real mund te ndodhe vetem nese ekziston nje ndryshim i rendesishem ne perceptimin e identitetit kombetar, sepse pikerisht identiteti kombetar drejton strukturen e marredhenieve ne rajon. Por problemi qendron se ne kete perspektive bashkepunimi, ekziston nje konsensus i dyfishte shpeshhere konfliktual ku njeri eshte i drejtuar nga nacionalizmi e krenaria per kombin nderkohe tjetri rrjedh nga deshira per nje jetese me te mire ne Evropen e bashkuar. Identiteti i perbashket mund te formohet duke u bazuar ne disa supozime dhe perceptime te perbashketa te realiteteve rajonale, e me gjere. Prandaj eshte e rendesishme per te diskutuar fillimisht si Ballkani, perceptohet nga elitat lokale dhe ne cfare mase ata ndjejne se vendi i tyre eshte pjese e ketij rajoni. Kjo percakton edhe kornizen ne te cilen zhvillohet dialogu ne nivel rajonal duke i dhene rendesi te vecante aftesise dhe vullnetit te elites politike ne Ballkan, per te identifikuar dhe realizuar iniciativa ne interes te perbashket, jo domosdoshmerisht te diktuara nga perfaqesuesit e BE-se te cilet ndonese me vullnet te mire e njohin me pak kontekstin e Ballkanit. Vitet e fundit elita politike po kupton se bashkepunimi rajonal nuk eshte me nje alternative, por nje domosdoshmeri qe kushtezohet nga ceshtje serioze me shtrirje te gjere ne rajon te cilat nuk mund te mbulohen individualisht nga shtete specifike. Si rrjedhoje nuk eshte e rastesishme qe bashkepunimi rajonal ne luften kunder krimit te organizuar, terrorizmit, kontrollit te kufijve kane qene mjaft te fokusuara ne zhvillimet e 10 viteve te fundit. Ne te njejten linje ne konferencen rajonale qe Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim zhvilloi ne Tirane me teme "Drejt nje Lobimi Rajonal per Bashkepunim ne Ballkan", u vleresua edhe roli i shoqerise civile ne pararoje te forcimit lidhjeve duke prishur barrierat historike, politike, dhe etnike dhe ne te njejten kohe per te ndihmuar ne kalimin e hendekut te thelle qe ekziston ne nivel shteteror e institucional. Por keto nisma duket se nuk kane ndikimin e duhur ne kontekstin afatgjate. Dusan Janjic, koordinator i "Forumit per Marredheniet Etnike" ne Beograd shprehet se vertet nga shoqeria civile vijne eksperte te fushave te ndryshme me rekomandime te vlefshme per te reflektuar ne keshillat e evropianeve, por autoriteti qe ato kane eshte i pamjaftueshem per te ndryshuar strategjite politike ne nivel rajonal. Kjo edhe sepse ka tregues se aktoret rajonal ne Paktin e Stabilitetit po kerkojne te perfitojne nga i ashtuquajturi "integrim rajonal" pa bere perpjekje te sinqerta per te pervetesuar norma dhe vlera te reja. Ne nje plan te gjere shtetet anetare te Ballkanit perendimor tregojne shenja hezitimi ne iniciativat e kooperimit. Kjo ndodh sepse ata nuk i besojne njeri-tjetrit dhe jane dyshues pasi shumica e vendeve ne rajon kane nje perqasje negative karshi vendeve te tjera te Ballkanit, dhe ndjejne se kane shume pak per te perfituar ne bashkepunimet me fqinjet. Prandaj vlen te permendet ndryshimi i thelle midis anetaresise ne nje organizem rajonal dhe integrimit ne komunitetin e vlerave qe ajo perfaqeson. Sipas Arian Staroves, Presidenti i Keshillit Atlantik te Shqiperise, nisma te shoqerise civile per te promovuar bashkepunimin rajonal jane shume te nevojshme, por ne nivelin parlamentar duhet te shikohet mundesia e organizimit te nje Asambleje Parlamentare Rajonale ne diskutim te ceshtjeve me esenciale qe shqetesojne te gjitha shtetet e Ballkanit. Kjo do te forconte lidhjet institucionale dhe do te formonte nje baze kooperimi te qendrueshme ne plan afatgjate.

Integrimi evropian, faktor nxites apo pengues ne bashkepunimin Ballkanik

Krahas disa iniciativave pozitive ne kooperimin rajonal ne nivel shteteror por edhe joqeveritar, me kalimin e kohes kuptojme se Ballkani ne kontekstin politik, po shtrydhet e zvogelohet gjithmone e me shume, si pasoje e pranimit ne BE te disa vendeve te rajonit. Si rezultat fillimisht Sllovenia (2003) dhe me pas Rumania e Bullgaria (2007) por se shpejti edhe Kroacia ndonese gjeografikisht shtete te Ballkanit, kane perjashtuar veten nga ky rajon duke u bere pjese integrale e BE-se dhe duke aplikuar te tjera kritere me shtetet fqinje. Nderkohe pjesa e mbetur e Ballkanit jane ndare ne dy kategori kryesore: vende kandidate (Kroaci e Maqedoni), dhe kandidate potenciale (pjesa tjeter). Si pasoje vlen te theksohet se institucionet e BE-se kane perdorur por edhe vazhdojne te perdorin kritere dhe perqasje te ndryshme me vendet e Ballkanit duke bere diferencimin e rajonit ne baze te standardeve te kerkuara ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me secilin vend. Ndonese qellimi i perqasjes evropiane per Ballkanin eshte nxitja e bashkepunimit, kushtezimi i ndryshem ne permbushje te kritereve drejt integrimit evropian qe i eshte aplikuar shteteve specifike ka tendence per te rezultuar ne fragmentim duke e komplikuar se tepermi kete proces. Kjo si rrjedhoje e aplikimit te standardeve te dyfishta ndaj vendeve fqinje, dhe individualitet e konkurrence ne grup ne perpjekjet per t'u bere pjese e familjes evropiane. Ne kete menyre eshte krijuar nje hendek gjithmone e ne rritje dhe nje divorc gradual i vendeve te Ballkanit Perendimor qe perpjekjet e suksesshme u shperblehen ne mbeshtetje ekonomike-financiare e strategjike duke bere qe shtetet e tjera te rajonit te mbeten relativisht mbrapa ne kete drejtim. Ky hendek ka tendence te rritet pasi vendet e mbetura mbrapa ne arritjen e standardeve dhe kritereve te Kopenhagenit, jane lene pa suport deri ne permbushjen e ketyre kritereve.

Ky fenomen perforcohet duke marre parasysh se vendet e Ballkanit perendimor ndonese me lidhje te forta gjeografike, karakterizohen nga ritme e nivele te ndryshme zhvillimi ne fushen ekonomike, funksionim te demokracise dhe shtetit ligjor duke bere qe kooperimi rajonal ne interes te perbashket te pengohet nga deshira e shteteve te ndryshme relativisht me te zhvilluara per te perjashtuar veten nga e njejta kategori me vende e tjera fqinje. "Per te nxitur kooperimin ballkanik nevojitet qe BE te nderroje strategji", u shpreh Sanja Mihajlovic nga Qendra per Studime mbi Sigurine ne Bosnje Hercegovine gjate konferences 2 ditore qe u zhvillua ne Tirane. Pikerisht kjo strategji e konsoliduar i ka munguar Komisionit Evropian ne zhvillimet e 10 viteve te fundit ne kuader te zgjerimit te BE-se dhe politikave ndaj shteteve te Ballkanit Perendimor qe aspirojne te anetaresohen ne BE. Ne konkluzion mund te thuhet se nje nga dilemat me te medha qe politika e Bashkimit Evropian ndaj rajonit te Ballkanit perballet sot, lidhet me nevojen e koordinimit te marredhenieve multilaterale me ato bilaterale, ose kombetare me ato rajonale.

Teksa politikat diferencuese te institucioneve evropiane mund te jene nje minus i madh per bashkepunimin rajonal, ky koperim varet ne nje mase te madhe nga performanca personale dhe mundesite reale te cdo shteti, duke ju referuar kapaciteteve per te qene pjese e marreveshjeve dhe bashkepunimit rajonal. Kjo provohet edhe me faktin se firmosja e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit u nenshkrua ne kohe te ndryshme nga vendet e Ballkanit ku Shqiperia u be pjese e saj ne qershor te 2006, disa vite pas Maqedonise dhe Kroacise nderkohe duke lene pas Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen. Si rrjedhoje edhe implementimi i marreveshjes se Stabilizim Asocimit po ecen me ritme te ndryshme, disa vende po perparojne e disa te tjera kane mbetur pas. Keshtu mund te krahasojme progresin e Shqiperise me Maqedonine ose te Kroacise qe eshte lider ne rajon per sa i perket integrimit evropian.

Nderkohe duke ju referuar ambasadorit kroat ne vendin tone Darko Javorski, te tjera pengesa me aspekt teknik nuk duhet te anashkalohen. Probleme te theksuara ne komunikim, infrastrukture, transport, levizjen e lire te njerezve jane vendimtare per bashkepunimin dhe afrimin e vendeve jo vetem ne nivel diplomatik por edhe ne ate human. Vlen per t'u theksuar mungesa e liberalizimit te vizave per vendet ballkanike, mungesa e fluturimeve midis kryeqyteteve ballkanike si dhe shkembimet e eksperiencave ne fushen kulturore, sociale etj.

Ne perfundim mund te vecojme se procesi i integrimit te vendeve te Ballkanit ne bashkepunimet rajonale paraqitet i ngadalte dhe i komplikuar duke iu referuar arsyeve te lartpermendura. Obsesioni i vendeve te Ballkanit Perendimor per t'u anetaresuar ne BE, si dhe e kaluara konfliktuale kane ulur ne menyre te ndjeshme interesin per te konsoliduar nje bllok rajonal ne perballjen e perbashket te sfidave Ballkanike.




Google Analytics tracking code